Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, LSDM fton për mbështetje në Shkup, Ohër e Kumanovë

20.10.2021 16:03

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, nga koalicioni “Më të mirën për komunën time”, i drejtuar nga LSDM...

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, nga koalicioni “Më të mirën për komunën time”, i drejtuar nga LSDM, ftoi qytetarët që më 31 tetor të votojnë për ta dhe për vazhdimin e progresit të kryeqyteti i cili e ka nisur që para katër viteve. Tha se i nevojitet mbështetja e qytetarëve për t’i vazhduar projektet e filluara kapitale, punimet e të cilave i vizitoi në terren. Shilegov thotë se është e mirëseardhur çdo mbështetje të partive tjera që dolën nga gara në rrethin e parë.
 
“Јu qytetarët jeni fuqia e këtij qyteti dhe ju vendosni se në cilin qytet dëshironi të jetoni. E ardhmja e Shkupit është në duart tuaja. Hajde të bashkohemi sepse kemi të njëjtin qëllim. Shkupi  të  jetë vend ku në të do të jetohet me dinjitet. Hajde të bashkohemi për një qytet modern ku investohet për të ardhmen, e jo për të kaluarën. Të japim mbështetje Shkupit i cili i mbështet të rinjtë të krijojnë familje këtu, ku fuqishëm investojmë në ambient, ajër të pastër dhe infrastrukturë moderne.”,- tha kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit- LSDM, Petre Shilegov.
 
Kandidati për kryetar të qytetit të Ohrit, Konstantin Gerogiev, i cili po ashtu është në balotazh, u shpreh i vetëdijshëm për mesazhin e qytetarëve të cilët ja kanë dhënë në rrethin e parë zgjedhor. Për këtë arsye ai nisi fushatën më intensive duke i vizituar shtëpitë e qytetarëve të atyre vendbanimeve ku ka pasur më pak vota. Tha se do t’i bind ata që më 31 tetor të votojnë për atë. Premton investime, zhvillim dhe ekonomi të përshpejtuar. 
 
“Rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale e shoh si një fillim të ri dhe shans të dytë, për të vazhduar bashkërisht përpara në rrugën drejtë të ardhmes më të mirë. Këto dy ditë përmes analizave të mia i vërejta mangësitë dhe shkaqet për rezultatet e dobëta në disa vendbanime të Ohrit. Mesazhin e qytetarëve e kam kuptuar dhe për këtë arsye fillova fushat intensive në terren për t’u afruar deri tek çdo amvisëri dhe qytetar.”,- tha kandidati për kryetar të Ohrit – LSDM, Konstantin Georgiev.
 
Edhe kandidati për kryetar të Kumanovës Oliver Ilievski në terren për të shtuar numrin e votave. Premton investime të shumta kapitale dhe se Kumanovën do ta shndërrojë në një qytet modern, urban dhe europian.
 
“Kumanova për katër vite do të jetë qytet i pastër dhe i gjelbër, duke pasur parqe dhe kënde të shumta në çdo vendbanim.  Së bashku me ekipin e ri të ekologëve dhe arkitektë që do ti angazhojmë do të përpilojmë agjendën e gjelbër të çdo vendbanimi, e cila do të jetë të ndarë në bazë të lagjeve. Çdo metër katror do të jetë modern, i gjelbër dhe në vazhdimësi të mirëmbajtur.”,- theksoi kandidati për kryetar të Kumanovës – LSDM, Oliver Ilievski.
 
Koalicioni i LSDM-së  “Më të mirën për komunën time” në zgjedhjet e 17 tetorit fitoi në 9 komuna dhe gjithsej 12 lista të këshillave komunale. Tani në rrethin e dytë LSDM garon me gjithsej 32 kandidatë për kryetarë të komunave prej të cilave në 22 komuna do të ballafaqohet drejtpërdrejt me opozitën, ndërsa “beteja” më e madhe do ta jetë për kryetarin e Qytetit të Shkupit.


REXHEP QAMILI