Maqedoni

Gir ia dorëzoi kreut shtetëror Raportin e Progresit

20.10.2021 16:42

Maqedonia e Veriut ka plotësuar të gjitha reformat e nevojshme për fillimin e negociatave me BE-në...

Maqedonia e Veriut ka plotësuar të gjitha reformat e nevojshme për fillimin e  negociatave me BE-në, megjithatë kontesti me Bullgarinë sërish mban pezull fillimin e këtij procesi. Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir, pasi i dorëzoi raportin e progresit zëvendëskryeministrit për eurointegrime, Nikolla Dimitrov, tha se me rëndësi është që ka konstatim se shteti mban hapin e vazhdueshëm dhe të vendosur në reforma dhe ka më shumë përpjekje për rezultate të prekshme, por sipas tij është me rëndësi që elani në këto reforma, veçanërisht lufta kundër krimit dhe korrupsionit, përforcimi i sundimit të ligjit dhe nxitja e reformave në administratë të vazhdojnë.
 
“Qëndrueshmëria e këtyre reformave strukturore është proces afatgjatë i cili kërkon përfshirje të vazhdueshme edhe të qeverisë, edhe të opozitës dhe elemente të tjera në shoqëri.”- deklaroi Gir. 
 
Unioni me autokritikë për pezullimet në proces.  
 
“Komisari dhe Raporti konfirmojnë se pezullimi i fillimit të negociatave kanë ndikim negative mbi kredibilitetin e BE-së dhe Komisari Varheji tha se kjo është me rëndësi vitale për besueshmërinë evropian. Prandaj çështjet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duhet të zgjidhen. Theksohet rëndësia për zbatimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjes për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me Bullgarinë nga të gjitha palët.”,- deklaroi ambasadori i BE-së, Dejvid Gir.
 
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrove kërkon më shumë angazhim nga ana e Unionit.
 
“Është e qartë se BE dhe 26 vende anëtare thonë se Maqedonia e Veriut plotësoi gjithçka që kërkuam nga ajo. Shumë prej tyre thonës e kemi plotësuar më shumë se sa është kërkuar. Prandaj nëse procesi qasës nuk është vegël që edhe BE e plotëson premtimin, atëherë kjo vegël reformuese nuk do të jetë shumë cilësore.”,- u shpreh zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.
 
Paraprakisht, ambasadori Gir i dorëzoi raportin e progresit edhe presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, edhe kryeministrit, Zoran Zaev. Ky i fundit në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkroi se raporti nxjerr në pah zbatimin e vendosur të reformave të BE-së.
 
“Mbi këtë bazë, raporti rekomandon fillimin e menjëhershëm të negociatave të pranimit dhe konferencën e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit gjatë presidencës sllovene.”, shkruan Zaev.
 
SHPËTIM NUREDINI