Maqedoni

Nis screening-u i nxënësve në shkolla, teste të shpejta për detektim të Kovid-19

20.10.2021 16:54

Filloi skriningu i nxënësve në shkollat në mbarë vendin....

Filloi skriningu i nxënësve në shkollat në mbarë vendin. Nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë dhe Gjimnazit “Zef Lush Marku” ishin ndër të përzgjedhurit e parë që bënë strishot. Skriningun e realizuan ekipe mobile nga qendra e shëndetit publik, përmes testeve të shpejta që japin rezultate të menjëhershme. 
 
“Prindërit nuk duhet të shqetësohen, sepse janë testet e njëjta që bëhen për zbulimin e baktereve, kjo procedurë kalon pa dhimbje, dhe nuk shkakton plagë. Në Gjimnazin “Zef Lush Marku” të gjithë nxënësit e testuar rezultuan negativ.”,- tha Denis Jankullovski nga Medicina Teknike. 
 
Drejtoria e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, potencuan se procesi  është zhvilluar pa probleme, prindërit dhanë leje për tu bërë skriningu, me përjashtim për nxënësit që kanë kaluar virusin Covid-19. 
 
“95 nxënës do të testohen sot dhe prindërit janë dakord dhe kemi deklaratë në formë të  shkruar. Kishte disa raste për ata që kanë kaluar Kovidin dhe menduan se nuk kanë nevojë të testohen. Por nxënësit nuk kanë problem, ne jemi shkolla e mesme e mjekësisë dhe ma merr mendja se deri në fund nuk do të kemi probleme.”,- u shpreh drejtoresha e Sh. M. “Pançe Karagjozov”, Maja Saliu.
 
Skriningu filloi edhe në shkollat fillore, ndërsa qëllimi i të njëjtit është detektimi i hershëm i rasteve asimptomatike ndaj Kovid-19. Pritet që rezultatet të japin pasqyrë të qartë për nivelin e përhapjes e virusit në shkolla.  
 
FLUTURA LATIFI