Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, ASh-AAA analizojnë rezultatet

20.10.2021 17:30

Rezultatet e rrethit të parë zgjedhorë nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i cilësojnë pozitive....

Rezultatet e rrethit të parë zgjedhorë nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i cilësojnë pozitive. Orhan Murtezani nga ky koalicion thotë se në disa komuna në rrethin e dytë hyjnë  me epërsi ndërsa në disa të tjera do të ketë garë të ashpër deri në votën e fundit. Sa i përket procesit zgjedhor, Murtezani thotë se në përgjithësi procesin zgjedhor koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e vlerëson si pozitiv dhe demokratik edhe pse sipas tij në vende të caktuara ka pasur presione të shumta dhe kanë qenë të detyruar disa herë t’i drejtohen edhe policisë për të intervenuar. Megjithatë në përgjithësi tërë procesin  zgjedhorë e vlerësojmë si proces zgjedhorë të pranueshëm, thotë Murtezani. Ai gjithashtu tha se ajo që vërehet është se ata po presin ndryshim të pushtetit lokal.
 
“Sa i takon pritshmërive të kandidatëve të koalicionit në raundin e dytë mendoj se rezultatet e koalicionit për raundin e parë ishin pozitive me atë që në raund të dytë kandidatët tonë shkojnë si kryesues në disa komuna ndërsa në disa komuna të do të ketë garë edhe për votën e fundit. Në përgjithësi në raundin e dytë presim një intensifikim edhe më tepër të garës dhe pse jo në disa komuna të shënojmë edhe fitore.”,- u shpreh Orhan Murtezani nga ASH-AAA.
 
Ndërkohë kandidati për komunën e Gostivarit nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës Arben Taravari ka deklaruar se është qëndrim personal deklarimi i tij për mbështetje të çdo kandidati që  nuk është nga radhët e BDI-së e që do të jetë në garë në rrethin e dytë zgjedhor. Qëndrim partiak dhe koordinim me partnerin e koalicionit sipas tij akoma nuk ka.
 
“Ne si opozitë shqiptare, këtë e flas në emrin tim personal është e logjikshme që çdo kandidat shqiptar që garon në komunat shqiptare të përkrahet prej Aleancës dhe Alternativës por ky ishte qëndrimi im personal dhe qëndrimi partiak dhe koordinimi me partnerin e koalicionit tek do vijë. Kam thënë se ne qëndrojmë ,unë mendoj se ne duhet të qëndrojmë pas çdo kandidati shqiptar që konkurron dhe nuk është BDI.”,- theksoi Arben Taravari nga ASh-AAA.
 
Tani për tani brenda partisë Alternativa dhe as në kuadër të koalicionit nuk zhvillohen bisedime për atë se si do të veprojmë  në ato komuna ku nuk kemi kandidatë theksoi Orhan Murtezani nga ky koalicion. Ai tha se votuesit që në rrethin e parë janë përcaktuar për koalicionin , ata  nuk i konsiderojnë si vota që i kanë në xhep dhe me të cilat mund të futen në pazare se duhet mbështetur ky ose ai. 


NAIM RAMADANI