Maqedoni

Covid-19, 15 viktima e 487 raste të reja gjatë 24 orëve

20.10.2021 17:03

Është 15 numri i viktimave Covid në vend në 24 orët e fundit...

Është 15 numri i viktimave Covid në vend në 24 orët e fundit. Në mënyrë plotësuese nga aplikacioni “Termini im”, janë regjistruar edhe pesë të vdekur që kanë humbur jetën me diagnozë Covid nga 23 shtator i deri më 12 tetor.

Ndërkohë, nga 3.491 teste të kryera janë regjistruar 487 raste të reja, prej të cilëve 230 në Shkup. Janë shëruar edhe 1.487 pacientë. Aktualisht në vend ka  5.699 raste aktive.