Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, PDSh kërkon votë për komunën e Studeniçanit

20.10.2021 17:42

PDSh garon në rrethin e dytë, vetëm në komunën e Studeniçanit....

PDSh garon në rrethin e dytë, vetëm në komunën e Studeniçanit. Azem Sadiki kërkon votë për të vazhduar projektet e nisura infrastrukturore.
 
“Rruga që lidh vendbanimin e Studeniçanit me Moranën, ka qenë një rrugë shumë e keqe e ne ndërruam dy kilometra rrugë. Rruga nga Koliçani i Epërm deri në fshatin Guri i Kuq,e kemi edhe në planin për mandatin e ardhshëm që pjesa lart në malin Kitka të bëhet një qendër turistike , por pa ndërtuar rrugën nuk mund të iniciosh investime të reja. Tani e kemi në plan prej atje ku ma mbetur, të vazhdohet së paku edhe 3 km.”,- premton Sadiki. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU