Maqedoni

Pendarovski: Raporti i KE-së, pasqyrë objektive e situatës në vend

20.10.2021 18:17

Shefi i e Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori David Gere...

Shefi i e Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori David Gere, ia dorëzoi presidentit, Stevo Pendarovski, Raportin e Komisionit Evropian të Progresit për Maqedoninë e Veriut.
 
Nga Kabineti i Presidentit informojnë se në takim, bashkëbiseduesit diskutuan vlerësimet kryesore në raport, i cili sipas Pendarovski është një tablo objektive e situatës në vend.
 
“Jam i kënaqur që Komisioni Europian riafirmoi përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e reformave të nevojshme. Raporti riafirmoi gatishmërinë e vendit për të filluar negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian”.
 
Pendarovski pret miratimin e shpejtë të kornizës negociuse nga Këshilli i BE-së dhe caktimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut, e cila do të shënojë fillimin e negociatave të pranimit, në përputhje me rekomandimet e KE-së.