Botë

Katërmbëdhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

20.10.2021 19:00

Në Kosovë u raportuan të mërkurën 14 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë....

Në Kosovë u raportuan të mërkurën 14 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
 
Sipas raportit të saj ditor, rastet e reja rezultuan pas testimit të 2,140 mostrave.
 
Në 24-orëshin paraprak nuk u raportua për asnjë viktimë, ndërsa si të shëruar u konfirmuan 61 pacientë.
 
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 515.
 
Që nga fillimi i pandemisë, Kosova ka regjistruar mbi 160,000 raste të të infektuarve dhe 2,974 viktima.
 
Deri të mërkurën, mbi 681,000 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.