Botë

Rusi, zjarri përfshin pallatin, humb jetën një person, evakuohen 45 banorë

20.10.2021 21:25

Një zjarr i madh shpërtheu në një ndërtesë nëntëkatëshe në qytetin lindor rus të Samara.

Një zjarr i madh shpërtheu në një ndërtesë nëntëkatëshe në qytetin lindor rus të Samara. Si pasojë e flakëve humbi jetën një persona, ndërsa fatmirësisht u arrit që të evakuoheshin 45 të tjerë.
 
Zjarri filloi në një apartament në katin e shtatë të ndërtesës dhe u përhap përmes ballkoneve në apartamentet e tjera në katet e sipërme.
 
Më shumë se 152 zjarrfikës me 43 automjete u përpoqën të fiknin flakët dhe të evakuonin banorët.