MPB: Konfiskohen 50 kg marihuanë, në vlerë mbi 200.000 euro

21.10.2021 10:04

Në rrugën Prilep-Manastir...

Në rrugën Prilep-Manastir, policia konfiskoi 50 kilogramë drogë, e nisur nga Shqipëria me destinacion final Greqinë, me një vlerë prej rreth 200,000 euro. 

Një person u arrestua e po përcaktohet përfshirja e mundshme në transportin e drogës dhe e personave të tjerë.

Edhe javën e kaluar u parandalua tentimi për transportin e mbi 67.5 kilogram marihuanë  në të njëjtën trajektore dhe u arrestuan 6 persona.

“Mbrëmë, punonjësit policorë të sektorit të kriminalistikës, në rrugën Prilep-Manastir, policia rrugore ndaloi një automjet pasagjerësh “Peugeot Caravan ”, në të cilën u gjend drogë- marihuanë në një sasi prej 50 kilogramësh, e cila ka një vlerë në treg prej rreth 200 mijë eurosh. Automjeti drejtohej nga 31 vjeçari M. J. nga Shkupi i cili është arrestuar e po ndërmarrim masa për zbardhjen e rastit. Kundër tij do të ngrihet padia adekuate penale, por po kërkohen edhe persona të tjerë të përfshirë në transport e kuptohet edhe ndaj tyre do të ngihen paditë adekuate.”,- tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.