Paralajmërimi i OBSh-së: Pandemi edhe në 2022, të varfrit pa vaksina

21.10.2021 10:45

Pandemia e Covid 19 do të vazhdojë edhe për një vit....

Pandemia e Covid-19 do të vazhdojë edhe një vit më shumë se sa duhej, pasi vendet e varfra nuk po sigurojnë dot vaksinat e nevojshme.

Paralajmërimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas një zyrtari të  lartë në OBSh, kjo nënkupton se kriza e Covid-19, mund të zvarritet lehtësisht edhe përgjatë 2022-shit sepse ritmi I vaksinimit po ecën ngadalë .

Më pak se 5 për qind e popullsisë afrikanë është vaksinuar krahasuar me 40 për qind në shumicën e kontinenteve të tjera. OBSH-ja i bën thirrje vendeve të pasura të heqin dorë nga porositë e vaksinave, në mënyrë që kompanitë farmaceutike t’i japin prioritet shteteve me të ardhura të ulëta.

Sipas të dhënave të Aleancës së grupeve bamirëse për vaksinimin e popullsisë, vetëm 1 në 7 doza të premtuara nga kompanitë prodhuese dhe shtetet e pasura po arrijnë aktualisht destinacionin në vendet e varfra. COVAX, programi global për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra, i udhëhequr nga OBSH, synonte dhurimin e dy miliardë dozave deri në fund të këtij viti, por deri tani ka dërguar vetëm 371 milionë doza.

.