Zgjedhjet Lokale 2021, PDSH premton sallë sporti në Moranë
21.10.2021 11:45
Kandidati i PDSH-së për komunën e Studeniçanit....

Kandidati i PDSH-së për komunën e Studeniçanit, Azem Sadiki ,premton ndërtimin e sallës sportive në shkollën fillore në Moranë.
“Me Ministrinë e Arsimit jemi dakorduar për fillimin e ndërtimit të sallës së sportit në shkollën fillore “ Naim Frashëri” në fshatin Moranë, ku nuk ka pasur deri tani. Shpresoj që shumë shpejt tani, sepse për shkak të fushatës zgjedhore nuk ishim në gjendte të fillonim punimet, por menjëherë pas zgjedhjeve shpresojmë që të nisim e brenda afatit të paraparë në kontratë, të përfundojë edhe salla e sportit në Moranë”, premton Sadiki.
