Maqedoni

Familja Muharemi nga Llopati me shtëpi të re

14.12.2014 17:15

Nje muaj pas emetimit të familjes Muharemi nga fshati LLopat I Kumanoves ne emisionin Lot dhe Gezim...

Nje muaj pas emetimit të familjes Muharemi nga fshati LLopat I Kumanoves ne emisionin Lot dhe Gezim, behet me shtepi te re.

Familja 6 antarëshe, nuk po mund ta përballonin fukarallëkun, dhe kushtet e veshtira te jeteses, jetonin ne nje shtepi, ku brenda mureve të së cilës nuk ekzistonin as kushtet minimale për jetesë, por tani të gjitha vuajtjet e kësaj familjeje i përkasin vetëm të kaluarës.

Nga emisioni I transmetuar, me të hollat e grumbulluara, sidomos të dhuruara nga diaspora, tre fëmijët e familjes Muharemi tani do te ken jete krejte ndryshe brenda mureve te shtepis se re.

Mensurja nuk iu përmbahej lotëve derisa  sheh fëmijët e saj qe  shëtisnin nga njëra dhomë në tjetrën.

Edhe pse shpresa e mban njeriun gjallë Iljasau kryefamiljari nuk kishte shpresë se jeta e tyre do të ndryshoj, por fal zemergjereve ata sot gezojne shtepin e re e cila ploteson cdo kushte per te jetuar.

"Nuk do t’i harroj kurrë të gjithë këta njerëz që na ndihmuan dhe na kthyen lumturinë”, shprehet  ajo.

Fëmijët tanë sot  do te kenë një shtëpi që as ne në ëndërr s’e kemi parë  perfundon me kete fjali gezimin qe perjeton nena Mensure.

HAMIDE IBRAHIMI