Zgjedhjet lokale 2021, Arsovska: Transport publik ekologjik dhe falas
Kandidatja e pavarur, Danela Arsovska....

Kandidatja e pavarur, Danela Arsovska, premton se asnjë rrugë në Shkup s’do ketë më gropa e transport publik falas me autobusë ekologjikë.
“Ky problem do të zgjidhet që në 82 ditët e para të mandatit të kryetarit të ri të Komunës dhe besoj se që këtu do të nisim me ndryshimet e paralajmëruara në transportin publik e që janë të dedikuara për të gjitha vendbanimet dhe komunat e qytetit të Shkupit. Shkupi më nuk guxon të ketë lagje të harruara. Është e patjetërsueshme që Shkupi të ketë transport publik falas me autobusë të rinj ekologjikë. Kjo është zgjidhja më e shpejtë e më e sigurt, për transportin publik në Shkup në vend të BRT projektit që kërkon ndryshime shtesë infrastrukturore.”,- premtoi Arsovska.
