Skriningu në shkolla, nuk ka rezultuar - asnjë rast pozitiv
Asnjë rast pozitiv me "Covid-19".....

Asnjë rast pozitiv me "Covid-19" nuk është evidentuar nga skriningu që u realizua në Gjimnazin Matematikor, Shkollën e Mesme të Muzikës, dhe Shkollën e Mesme të Veterinës “Braka Milladinovci”.
Shumica e prindërve nuk hezitojnë të japin pëlqim për testimin e fëmijëve të tyre dhe marrja e strishove rrjedh pa problem, thonë nga Sh. M. e Veterinës “Vëllezërit Milladinovci”.
“Kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me nxënësit, disa prej tyre frikohen por procedura e marrjes së strishosë është e lehtë dhe realizohet me sukses. Kemi edhe organizim të shkëlqyeshëm nga drejtoritë e shkollave dhe skriningu rrjedhe pa probleme.”,- tha Denis Jankullovski nga Teknik Medicinal.
“Deri më tani nuk kemi pasur nxënës pozitiv nga Kovid-19 dhe vet nxënësit kanë shprehur dëshirë që të testohen ta shohin veten a janë pozitiv dhe kjo bëhet për shkaqe sigurie të nxënësve dhe të punësuarve në shkollën tonë.”,- u shpreh zëvendësdrejtori në Sh. M. “Vëllezërit Milladinovci”, Nehat Rexhepi.
Përmes skriningut sigurohen të dhëna për situatën epidemiologjike në shkolla thekson ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Deri më tani nuk ka asnjë test pozitiv qoftë në shkollat fillore apo ato të mesme por të presim ende është herët. Deri më tani shumica e prindërve kanë dhënë pëlqim, sepse është strisho e thjeshtë dhe nuk ka rrezik, dhe kjo do të na jep të dhëna për situatën epidemiologjike në shkolla.”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Deri në fund të javës pritet të testohen afër 500 nxënës duke u bazuar në dinamikën e arritjes së pëlqimeve nga prindërit e tyre. (Flutura Latifi, TVM2)
