Maqedoni
35 qytetarë të Afganistanit, qëndrimin e përkohshëm në Maqedoninë e Veriut do ta zëvendësojnë me qëndrim të përhershëm në Greqi
21.10.2021 15:10
35 qytetarë të Afganistanit të cilët përkohësisht qëndruan në Maqedoninë e Veriut....

35 qytetarë të Afganistanit të cilët përkohësisht qëndruan në Maqedoninë e Veriut, sot u nisën për në Greqi e cila u mundësoi strehim të përhershëm, njofton qeveria. Grupi përbëhet nga aktivistë për të drejta të njeriut dhe të drejta të grave dhe anëtarë të familjeve të tyre.
Në periudhën e kaluar vendi ynë u siguroi strehim të përkohshëm si pjesë e operacionit të madh ndërkombëtar për ndihmën e punonjësve në misionet humanitare, demokratike dhe paqësore, aktivistë nga organizatat për të drejta të njeriut, përkthyes, studentë dhe bursistë dhe familjarë të tyre, ndërsa të cilët janë nën kërcënimin e regjimit taleban në vend. Në vend po qëndrojnë 407 qytetarë nga Afganistani.
Institucionet, gjatë qëndrimit të tyre, ua ofrojnë tërë mbështetjen e rëndësishme deri sa nuk sigurohet transferi deri në destinacioni e tyre. Shpenzimet janë të mbuluara tërësisht nga organizatat ndërkombëtare, shtojnë nga qeveria.
