Bruksel, takim i ministrave të mbrojtjes të NATO-s
Këshilli veri-atlantik po diskuton në Bruksel....

Këshilli veri-atlantik po diskuton në Bruksel përforcimin e mbrojtjes dhe sigurisë kolektive të vendeve anëtare të NATO-s. Ministrat e mbrojtjes në bisedime, për të mos lejuar Afganistanin të bëhet sërish fole e terrorizmit pas marrjes së pushtetit nga talebanët.
“Misioni ynë nuk ishte i kot atje. Parandaluam që Afganistani t ë mos jetë rajon i sigurt i terrorizmit. Parandaluam sulme ndaj ndonjërit anëtarë t ë vendeve t ë NATO-s n ë 20 vitet e kaluara. Tani do t ë jemi t ë kujdesshëm dhe do t’i ruajmë ato vlera.”,- tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në mbledhjen e parë me prezencë fizike në selinë e Aleancës në Bruksel Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, shpalosi qëndrimet e RMV-së për mbrojtjen kolektive sfidat e sigurisë. Hapet mundësi për pjesëmarrje të kompanive nga vendi për furnizimet e NATO-s.
Ministrat e mbrojtjes do ta lansojnë fondin për inovacione që të mundet aleanca të jetë në rrjedha me progresin teknologjik si dhe strategjinë e parë për inteligjencë artificiale.
Selia e Brukselit në NATO do të diskutojë edhe ballafaqimin me konkurrencën globale. Aleatët e NATO-s do të diskutojnë edhe kapacitetin nuklear të aleancës dhe sigurimin e saj. Aleanca dëshiron një botë pa armë nukleare por jo derisa Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut nuk tërhiqen nga arsenali nuklear. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)
