Maqedoni
S’ka qymyr të mjaftueshëm për REK – Manastir, në Osllomej do të zgjidhet oferta më e favorshme
21.10.2021 15:27
9 operatorë ekonomikë iu përgjigjën thirrjes publike për prokurimin e thëngjillit për REK - Manastir dhe REK Oslomej...

9 operatorë ekonomikë iu përgjigjën thirrjes publike për prokurimin e thëngjillit për REK - Manastir dhe REK Oslomej. Ata kanë dorëzuar 5 oferta për thëngjill për REK Manastir dhe 8 oferta për REK Oslomej, njoftuar sot nga Elektranat e RMV-së.
“Në fazën e parë, u përcaktua se për Oslomej ofertuesit i plotësojnë kërkesat për sasitë e kërkuara dhe më tej, në fazën e dytë dhe të tretë, vazhdon vlerësimi i segmenteve të tjera të atyre ofertave. Për REK Manastirin, ofertuesit nuk i plotësojnë plotësisht sasitë e kërkuara, d.m.th. ofrohen sasi të pamjaftueshme të thëngjillit. Prandaj, AD ESM do të shpallë përsëri një thirrje për REK Manastir sa më shpejt të jetë e mundur dhe përsëri do të kërkojë oferta për sasitë e nevojshme për këtë kapacitet", thotë Vasko Kovaçevski, drejtor i ESM.
Në thirrjen publike kishte oferta nga tre miniera të vendit, nga minierat në Shqipëri, Kosovë, Rusi, Turqi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Në fazën e dytë do të bëhet analiza teknike, tregtare dhe ekonomike, kontroll i sasive të testit që do të dorëzohen dhe më pas do të merret vendimi.
