Zgjedhjet lokale 2021, kandidatët e VMRO–DPMNE prezantojnë projektet
Kandidatja e VMRO–DPMNE–së dhe Koalicionit për komunën e Qendrës....

Kandidatja e VMRO–DPMNE–së dhe Koalicionit për komunën e Qendrës, Natasha Kotllar, premton ndërtimin e parkingjeve nëntokësore në këtë komunë me kapacitet për parkimin e 400 veturave.
Në programin që ka prezantuar, ajo ka paralajmëruar edhe pastrimin e parkingjeve nëntokësore ekzistuese të cilat janë jofunksionale e që mund të vendosen rreth 800 vetura. Komuna qendër sipas kandidates Kotllar do të subvencionojë edhe sigurimin e dyerve të reja elektronike për garazhet, ndriçimin e tyre si dhe hedhjen pa pagesë të mbeturinave.
“Menjëherë do të nisim me ndërtimin e dy parkingjeve nën tokë në Debarmaallo dhe Prolet për gjithsej 400 vetura. Do të ketë vende për vendosjen e biçikletave dhe mbushës për vetura elektrike. Sipërfaqja përmbi do të jetë e mbushur me sipërfaqe të blertë për dedikime të ndryshme. Parkingjet mbi tokë që janë premtuar nga konkurrentët zënë hapësirë, shpesh ridedikohen dhe nuk e gjelbërojë qendrën. parkingjet nëntokësore mbrapa murit të qytetit tani janë jofunksionale dhe të lëna pas dore, dhe paramendoni ka vend-parkime për 800 vetura.”,- tha kandidatja për kryetare në komunën Qendër-VMRO-DPMNE, Natasha Kotllar.
Zgjidhje të përhershme me qentë endacak ka paralajmëruar kandidati për kryetar komune në qytetin e Kërçovës, Aleksandar Jovanovski.
Për projektin në fjalë, i cili do të realizohet në bashkëpunim me sektorin joqeveritar, veç më është përpiluar konstrukti financiar. Jovanovski paralajmëroi ndërtimin e rrjeteve për ujërat e zeza në fshatrat përreth. Ndërkohë kandidati i opozitës maqedonase premton edhe zgjidhjen e problemit me deponitë e egra dhe ndotjen e ajrit.
Ai zotohet se me ardhjen në krye të komunës do të sjell ndryshimin, ti vë fundin krimit dhe korrupsionit, duke e shndërruar Kërçovën në një qytet më të qetë, me një imazh të tjetërsuar. Jovanovski, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike në rrethin e dytë, paralajmëroi edhe 300 punësime të reja në Kërçovë.
“Menjëherë do të nis ndërtimin e projektit të kanalizimit në fshatin Drugovë dhe në fshatin Sërbjan dhe zgjidhjen e problemit me fekalet që dirdhen në lumin Sushica. Do të bëj rikonstruimin e rrjeteve të kanalizimit dhe rindërtimin e kanalizimeve në ish komunat Osllomej dhe Zajas. S’do humb asnjë sekondë nga koha e çmuar në zgjidhjen e problemit me deponitë e egra dhe ndotjen. Do të insistojë të përmbyllet përçuesi i gazit për të cilin veç më kemi projekt dhe plan që ta presim të gatshëm në lidhjen me rrjetin primar.”,- u shpreh kandidati për komunën e Kërçovës - VMRO-DPMNE, Aleksandar Jovanovski.
Në Ohër paralajmërohen burime stabile dhe të sigurta të energjisë me panele diellore, nëse në rrethin e dytë besimin e qytetarëve e fiton kandidati I VMRO – DPMNE–së dhe koalicionit Kirill Pecakov.
Ai është shprehur se do të angazhohet për investime në prodhimin e energjisë nga burime ripërtrirëse të energjisë. Planifikmi i duhur urbanistik sipas Pecakov mundëson edhe krijimin e një ambienti më të mirë jetësor.
Karvani zgjedhor i VMRO–DPMNE–së dhe koalicionit vazhdon në Novosellë, Vasilevë dhe Radovish. (Meral Ismaili, TVM2)
