Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, LSDM: Mbështetje në Shkup, Qendër dhe Ohër

21.10.2021 15:53

Kandidati i LSDM-së për kryetar të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov...

Kandidati i LSDM-së për kryetar të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, ankohet për mënyrën se si kundërkandidatja e pavarur për kryeqendrën po e zhvillon fushatën kundër tij. U bën thirrje të gjithë qytetarëve që mos jenë pre e mashtrimeve parazgjedhore, e të mos u besojë akuzave për përfitime joligjore. Thotë se akuzat e tilla i hedh poshtë dokumenti nga DAP që e prezentoi sot.
 
“Jam këtu me dokumente për t’i hedhur poshtë të gjitha akuzat e thëna në pres konferencat dhe tubimet zgjedhore të VMRO-DPMNE-së për atë se kinse unë kam keqpërdorur funksionin dhe kam  përfituar të ardhura joligjore. Ky dokument që është dhënë në bazë të kërkesë së VMRO-DPMNE-së nga ana e DAP, e dëshmon të vërtetën për gjendjen time pronësore dhe gjithçka tjetër që unë dhe familja ime posedojmë e që është e barabartë dhe në përputhje me të ardhurat të cilët i kam paraqitur. Ky dokument tregon se unë nuk kam marr asnjë qindarkë më shumë se  ato që kam i paraqitur.”,- tha kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit- LSDM, Petre Shilegov.
 
Edhe kandidatët e tjerë për Qendrën dhe Manastirin, vazhdojnë fushatën për rrethin e dytë e kërkojnë votë masovike për projektet e premtuara. 
 
“Qytetarët e komunës Qendër nuk harruan se si VMRO-DPMNE i miratonin planet e detajuara urbanistike në 3 të mëngjesit. Unë e di se sa është me rëndësi për Ju që këtë komunë të udhëhiqet në mënyrë të ndërgjegjshme, të ndershme dhe transparente. Për këtë arsye u premtojë se si kryetar i ardhshëm se do të punojë për interesat tuaja.”,- theksoi kandidati për kryetar të komunës Qendër - LSDM, Goran Gerasimovski.
 
“Edhe nxënësit e shkollave fillore rurale duhet të kenë qasje deri në internet. Për këtë arsye premtojë, internet falas në çdo shkollë dhe në çdo fshat në komunën e Manastirit. Kjo është shumë e rëndësishme në këtë kohë dhe jo rastësisht vlerësojmë se nuk do të lejojmë disa prej nxënësve të mos kenë qasje në internet dhe të ngadalësojnë me procesin edukativo–arsimor.”,- theksoi kandidati për kryetar të Manastirit- LSDM, Hristo Kondovski.
 
Për Qytetin e Shkupit dhe Qendrën,  nuk përjashtojnë mundësinë që seancat e këshillave komunale t’i bëjnë publike, online për të gjithë qytetarët pasi që kjo, sipas tyre do të përforconte besimin e qytetarëve. Koalicioni i drejtuar nga LSDM,  në rrethin e dytë garon me 32 kandidatë e në 22 komuna do të ballafaqohet drejtpërdrejt me opozitën. “Beteja” më e madhe do ta jetë për kryetarin e Qytetit të Shkupit. Dje kreu i partisë, Zoran Zaev, tha se në rast se LSDM humb “betejën” në Qytetin e  Shkupit nuk sheh arsye të fortë për të udhëhequr me Qeverinë.
 
REXHEP QAMILI