Maqedoni

Athinë, konferenca e kryetarëve të parlamenteve

21.10.2021 16:08

Në Athinë po mbahet Konferenca europiane e kryetarëve të parlamenteve....

Në Athinë po mbahet Konferenca europiane e kryetarëve të parlamenteve, në organizim të parlamentit grek dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në të cilën merr pjesë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
 
48 kryetarëve të parlamenteve po marrin pjesë në këtë konferencë për të diskutuar tema të rëndësishme  dhe propozimet që do të duhet t’u drejtohen qeverive për ndërmarrjen e aktiviteteve me qëllim të tejkalimit të sfidave aktuale. Në lidhje me sfidat që pandemia KOVID, imponoi mbi demokracitë dhe për zgjidhjen e krizave të ngjashme në të ardhme, u nënvizua rëndësia e parlamenteve si garantues të demokracisë në kohë krize dhe u përshëndet fakti që shumica e parlamenteve arritën t’i sigurojnë përshtatjet e domosdoshme të rregullave dhe procedurave të veta me qëllim që të vazhdojnë t’i kryejnë rolet kushtetuese gjatë pandemisë.   
 
Gjithashtu iu drejtua apel përfaqësuesve të dhomave ligjvënëse të angazhohen për miratimin e masave me të cilat do të sigurohet e drejta në ambient jetësor të pastër, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm, përfshirë edhe përmes protokollit plotësues ndaj Konventës Europiane për të drejtat e njeriut, i cili duhet të jetë juridikisht obligues për vendet anëtare. Sipas agjendës, Kryeparlamentari Xhaferi do të drejtohet në ditën e dytë të Konferencës, në temën “Ardhmëria e përbashkët e të gjithë qytetarëve evropianë”.