Tetovë, në një aksident trafiku humb jetën një
21.10.2021 16:19
Në një aksident tragjik....

Në një aksident tragjik që ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Shkup-Tetovë, ka ndërruar jetë drejtuesja e veturës së aksidentuar e moshës 45 vjeçare.
Nga MPB thonë se vetura ka qenë me targa të SHBA-së, e cila pasi ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga.
“Rreth orës 10:50 minuta në sektorin e punëve të brendshme në Tetovë është njoftuar se në autostradën Shkup-Tetovë në afërsi të mbikalimit përkatësisht në vendin e quajtur Erebinë një veturë Tojota Rav, me targa amerikane e drejtuar nga një person i gjinisë femërore nga Dobroshti i Tetovës ka dalë nga rruga dhe pas lëndimeve të rënda trupore ajo ka vdekur në vendin e aksidentit.”,- tha Marjan Josifovski nga MPB.
