Maqedoni
Banka Botërore: Parashihet rritje ekonomike në RMV prej 4.6%
21.10.2021 16:57
Banka botërore në raportin e fundit për vendet e Ballkanit perëndimor për Maqedoninë e veriut parashikon Rritje ekonomike prej 4.6 për qind dhe inflacion prej 2.4 për qind....

Banka botërore në raportin e fundit për vendet e Ballkanit perëndimor për Maqedoninë e veriut parashikon Rritje ekonomike prej 4.6 për qind dhe inflacion prej 2.4 për qind. Projeksioni i rritjes është 4.6 për qind në 2021, shumë më i lartë se parashikimet e pranverës. Perspektivat në rajon janë përmirësuar ndjeshëm, me rritjen e BPV -së të parashikuar të arrijë në 5.9 për qind në 2021, pas një rënie prej 3.1 për qind në vitin 2020. Në vitin 2022, rritja në rajon parashikohet të jetë 4.1 për qind, ndërsa në vitin 2023 pritet të jetë 3.8 për qind.
“Aktivitetet ekonomike do të kthehen në nivelin që ishin para pandemisë në gjitha vendet e Ballkanit përveç në Mal të Zi. Për Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë ka sinjale për përmirësim të ekonomisë por që edhe më tej sipas valëve të pandemisë ka ndikim negativ. Ky disproporcionalitet ndikon tek të rinjtë dhe femrat dhe papunësia tek të rinjtë kthehet në nivelin e vitit 2019 . Shkalla e varfërisë pritet të ulet në 20.3 për qind, ndikimi është pozitiv por jo i kënaqshëm.”,- tha Massimiliano Paolucci nga Banka Botërore.
Papunësia e të rinjve u rrit në 37.7 për qind në 2021, që është 5.4 për qind më shumë se në qershor 2020, gjë që përkeqësoi më tej perspektivat e punësimit të të rinjve, analizon Banka Botërore. Në pjesën e raportit për Maqedoninë e Veriut, ka vërejtje mbi zhvillimin e dobët të kapitalit njerëzor dhe mbi një shkallë të ulët të pjesëmarrjes në fuqinë punëtore.
GAZMEND REXHEPI
