Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021 “Për Kumanovën tonë” ankohet për lajme të rreme

21.10.2021 17:21

Iniciativa “Për Kumanovën tonë”, ankohet për presion gjatë fushatës dhe për lajme të rreme....

Iniciativa “Për Kumanovën tonë”, ankohet për presion gjatë fushatës dhe për lajme të rreme që kanë si qëllim dëmtimin e imazhit të Maksim Dimitrievskit. 
 
“Ne vitin 2021 nuk kalojnë veprimet  kërcënuese dhe kurthet për  përfitimin e pikëve politike. Qytetarët e dinë mirë se kush është kryetari aktual i komunës dhe kryetari i ardhshëm i Kumanovës. Qytetarët edhe njëherë, edhe më bindshëm do të votojnë për Maksim Dimitrievskin. Politika është garë për ide dhe vizion për përmirësim të situatës dhe jo për propagandë të zezë. Ne kemi zgjedhur që të jemi në dispozicion të qytetarëve.”,- deklaroi Nikolla Pavllovski nga I. Q. “Për Kumanovën tonë”.