Maqedoni

Covid-19, 11 viktima e 490 raste të reja gjatë 24 orëve

21.10.2021 17:48

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 11 viktima nga Kovid 19....

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 11 viktima nga Kovid 19. Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3073 teste të kryera janë regjistruar 490 raste të reja me Covid-19, ndërsa janë shëruar 201 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar gjithsej 198.464 raste, prej të cilëve 185.660 janë shëruar, kurse 7.012 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vend janë 5.974 raste aktive me Kovid 19.