Futboll

Fiton Roma, vetëm një pikë larg Juventusit

14.12.2014 17:44

Vetëm një pikë është diferenca ndërmjet Juventusit dhe Romës në krye të tabelës, pas triumfit të kryeqytetasve (1-0) kundër Genoas në Stadio Comunale Luigi Ferraris...

Portieri nikoqir, Mattia Perin, ndërhyri në mënyrë të gabuar në Nainggolan në zonë duke shkaktuar penalti dhe duke u përjashtuar me karton të kuq.
 
Mirëpo, portieri i dytë, Eugenio Lamanna, mbrojti penaltinë e ekzekutuar nga Adem Ljajic (31’). Sidoqoftë, Giallorossët e mbyllën pjesën e parë me epërsi.
 
Falë një harkimi të Maicon nga e djathta, Radja Nainggolan shënoi një gol të bukur në mënyrë atletike (40’).
 
Inferioriteti numerik në fushë, ia pamundësoi Genoas të bënte lojën që ka bërë ndaj klubeve tjera të mëdha këtë edicion, ashtu që u desh të pajtohej me humbje.
 
Roma tash ka 35 pikë, vetëm një më pak se lideri Juventus që gjatë ditës barazoi në shtëpi ndaj Sampdorias.
 
Nga ana tjetër, Genoa ka humbur pozitën e tretë në tabelë dhe tash është në vend të pestë, por me pikë të barabarta me Lazion që gjendet në pozitën që çon në Ligën e Kampionëve