Takimi Osmani-Shmid, përgatitja e RMV-së për kryesim me OSBE-në
22.10.2021 09:54
Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Hellga Shmid....

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Hellga Shmid në ftesë të ministrit për Punë të Jashmte Bujar Osmani sot do të jetë për vizitë në Maqedoni të Veriut.
Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, në takimin Osmani-Shmid, do të bisedohet për vazhdimin e konsultimeve për përgatitjen e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.
Në takim pritet të shkëmbehen mendime për çështjet me interes të përbashkët.
Pas takimit ministri Osmani dhe sekretarja e përgjithshme e OSBEsë Hellga Shmid do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
