Aleanca e NATO-s, Bruksel: U miratuan qëllimet e aftësive për RMV-në

22.10.2021 10:14

Ministrat e mbrojtjes të 30 vendeve anëtare të Aleancës....

Ministrat e mbrojtjes të 30 vendeve anëtare të Aleancës gjatë takimeve dyditore të Këshillit Veriatlantik i miratuan qëllimet e aftësive për Maqedoninë e Veriut, për herë të parë pas anëtarësimit të vendit në Aleancë, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

“Ky proces mundëson që vendet anëtare mes vete të mbështeten dhe të ndihmohen në përballjen me sfidat e ardhshme, veçanërisht duke e pasur parasysh se çdo vend zhvillon kapacitete specifike, të cilat së bashku e bëjnë Aleancën më të fuqishme dhe më të gatshme për ta garantuar sigurinë dhe stabilitetin në fushën euroatlantike”, theksojnë nga Ministria.

Ministrat e mbrojtjes në takime biseduan edhe për Afganistanin dhe nevojën që të mos lejohet më kurrë që ky vend të jetë bastion i terrorizmit. Në një operacion kompleks, por të mirë-koordinuar të NATO-s, më shumë se 130,000 njerëz janë evakuuar nga Afganistani, të cilët kanë ndihmuar forcat e NATO-s në vend për dy dekadat e fundit.

Në margjinat e këtyre takimeve, ministrja Radmilla Shekerinska realizoi shumë takime me ministrat e vendeve aleate në të cilat është konfirmuar angazhimi për zhvillimin e marrëdhënieve reciproke bilaterale mbrojtëse.

Maqedonia  e Veriut  me pranimin e përkohshëm të një numri qytetarësh afganë, ka treguar se është një aleat në të cilin Aleanca mund të mbështetet.