Kina kërcënon të marrë Tajvanin, Biden: SHBA-ta do ta mbrojnë Ishullin

22.10.2021 11:29

Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në mbrojtje të Tajvanit...

Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në mbrojtje të Tajvanit dhe do të kenë një detyrim për të mbrojtur ishullin mbi të cilin Kina pretendon se ka të drejtë, tha presidenti i SHBA-së, Joe Biden, megjithëse Shtëpia e Bardhë më vonë tha se nuk kishte ndryshim në politikën ndaj ishullit.

Edhe pse Uashingtonit i kërkohet me ligj që t’i sigurojë Tajvanit mbrojtje, ai ka ndjekur prej kohësh një politikë “paqartësie strategjike” nëse duhet të ndërhyjë ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin në rast të një sulmi kinez.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Biden nuk njoftoi se ka ndryshim në politikën e SHBA-së, por nuk pranoi të komentojë nëse presidenti e kishte gabim. Duke folur para gazetarëve të enjten, ambasadori kinez në Kombet e Bashkuara Zhang Yun tha se ata po përpiqeshin për “ribashkim paqësor” me Tajvanin dhe duke iu përgjigjur “përpjekjeve separatiste” të Partisë së tij Demokratike Progresive në pushtet.