Zgjedhjet lokale 2021, PDSH: Siguruam mjete për ujësjellësin në Koliçan

22.10.2021 13:49

Kandidati i PDSH-së për Studeniçanin....

Kandidati i PDSH-së për Studeniçanin, thotë se ka siguruar mjete për ujsjellësin në Koliçan. Akuzon BDI-në se keqpërdor projektin e  tij.

“25 .6 milion denarë janë siguruar nëpërmjet TAV Maqedoni me ndihmën e qeverisë. Ka pasur një keqpërdorim gjatë fushatës nga kandidati i BDI-së dhe zyrtarë të lartë të asaj partie që nisën punimet. Mirëpo, pa mbaruar të gjitha procedurat ligjore nga komuna punimet nuk do fillojnë dhe do marrë masa që të ndërpriten punimet që bëhen në të zezë në fshatin Koliçan, e kur të rregullojmë të githa përgatitjet paraprake që na takon me ligj, ateherë do të fillojnë punimet për ujsjellësin”, - thotë  Azem Sadiki.