Zgjedhjet lokale 2021, Arsovska: Garazhe në kate dhe parkime në Çair

22.10.2021 13:41

Kandidatja e paravur për kryetare të Shkupit, Danela Arsovska....

Kandidatja e paravur  për kryetare të Shkupit, Danela Arsovska, premton zgjidhje të problemit me komunikacionin e parkimin në Komunën e Çairit.

“Këto barriera betoni nuk janë një zgjidhje e mirë, por ende përdoren, edhe pse duhet të ketë një zgjidhje të plotë të trafikut në këtë pjesë të qytetit. Këto barriera janë vënë në vend të ndërtimit të një korsie shtesë sic u premtua e nuk u realizua. Këtu duhet të ketë  një korsi shtesë. Krahas kësaj zgjidhjeje, nga ura e Bitpazarit deri te Hristijan Todorovski Karposh do të ketë  një mbikalim dhe me këtë qytetarët do të marrin një zgjidhje të shpejtë dhe efikase të komunikacionit që do të lidhë komunat Çair, Butel dhe Qendër. Këtu në Çair do ta zgjidhim problemin me parkingjet dhe do të ndërtojmë garazhe të reja me kate dhe parkingje te Çairçanka, ambulanca në Çair dhe Topansko Pole”, tha Arsovska.