Vijon skreening-u në shkolla, MSH: Nuk evidenton asnjë rast pozitiv
Skriningu për detektimin e Kovid 19....

Skriningu për detektimin e Kovid 19 vazhdon në shkollat fillore dhe të mesme të vendit. TVM 2 qëndroi në Shkollën e Mesme Profesionale Boro Petrushevski, ku testimi u realizua me sukses dhe nuk u evidentua asnjë rast pozitiv.
Nxënësit e testuar potencuan se kanë mirpritur testimin sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ruhet shëndeti kolektiv në kuadër të shkollës.
“Testimi kaloi mirë kishte pak dhimbje,duhet të testohen të gjithë të shohim se a ka virus në klasa në shkollë”.
“Testimi kaloi shum mirë pak dhimbje ndjemë në hundë por kjo është normale, mendoj se të gjithë duhet të testohen për tu kujdesun për vete por edhe për shëndetin e të tjerëve” – thanë disa nga nxënësit e intervistuar nga TVM2.
Në këtë shkollë u testuan 27 nxënës me pëlqim paraparak prej prindërve të tyre, ndërsa testimi kaloi pa probleme.
“Prindërit për një kohë shum të shkurtë na i dhanë pëlqimet të gjithë nxënësit erdhën të gjithë ishin në rregull. Ky është testim i rëndësishëm i shpejtë dhe kemi analizë dhe rezultate se si mundemi të veprojmë” – tha nd.Drejtori në SH.M Boro Petrushevski, Zeqirja Zeqiri.
“Kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me nxënësit , askush nuk u ankua për dhimbje, strishoja që mirret në hundë është paksa më e pakëndshme por dhimbja kalon për disa sekonda, dhe rezulatati jepet menjëherë pas testimit” – u shpreh Denis Jankullobvski - teknikmedicinal.
Njëra nga klasat e kësaj shkolle, për shkak të dy rasteve të regjistruara paraprakisht me covid 19, në dy javët e ardhëshme mësimin do ta ndjekin online. (Flutura Latifi, TVM2)
