Rritet numri i incidenteve ndaj gazetarëve, SHGM: Urgjentisht të reagojnë institucionet

22.10.2021 14:29

Sulmet ndaj gazetarëve gjatë fushatës....

Sulmet ndaj gazetarëve gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve po përsëriten dhe janë shqetësuese, alarmojnë nga SHGM. Sipas tyre, gazetarët disa herë gjatë kësaj fushate kanë qenë cak i sulmeve verbale të përfaqsuesve politike apo edhe të militantëve partiak.

SHGM apelon deri te MPB dhe KSHZ që të merr parasysh sa më shpejtë ankesat e bëra nga ta dhe të mirren masa urgjente që këto ndodhi të mos përsëriten më.

“Dorëzuam ankesa disa herë edhe deri te MPB-ja edhe deri te KSHZ për të gjitha këto ndodhi dhe prandaj presim reagim më të shpejtë. Zgjedhjet do të kalojnë më 31 tetor dhe ne gazetarët nuk do të flejmë me mendimin se deri dje ishte fushatë dhe gjithçka ishte e lejuar, kurse prej sot vazhdon demokracia. Të gjitha këto ndodhi lënë shenja në skenën mediatike dhe në atmosferën e përgjithshme demokratike në mbarë vendin” – u shpreh Kryetari i SHGM-sw, Mlladen Çadikovski.

Sulmet e tilla cenojnë kredilbilitetin e profesionit të tyre, vlerësojnë gazetarët.

“Ajo që ndodhi gjatë fushatës zgjedhore por edhe ditës së zgjedhjeve është shumë shqetësuese për neve gazetarët e Maqedonisë së Veriut, për shkak se këto incidente të vogla, kushtimisht thënë, mund shumë shpejtë të shndërrohen edhe në sulme më të mëdha fizike dhe për këtë shkak kemi qenë të detyruar të alarmojmë edhe më shumë” – deklaroi gazetarja, Ferikane Iljazi.

“Arsyeja pse edhe unw jam këtu është se ka tejkaluar edhe cakun e durimit tonë, pasi pikërisht në rastin tim ka prekur emrin, dinjitetin dhe punën tone si gazetare dhe kjo ka qenë arsyeja që të reagojmë këtu së bashku” – theksoi gazetarja Xhumadije Ibrahimi.  

Nga SHGM gjithashtu dënojnë sjelljen e komisioneve komunale zgjedhore me kameramanët, duke thënë që autoritetet nuk duhet që hapësirën publike ta konsiderojnë si pronë të tyre. (Gyltene Sinani, TVM2)