Zgjedhjet lokale 2021, Dimitrievski prezanton prioritetet në Kumanovë

22.10.2021 15:08

Kandidati i pavarur për Kumanovën, Maksim Dimitrievski....

Kandidati i pavarur për Kumanovën, Maksim Dimitrievski, premton transport falas për nxënësit dhe pensionistët e më shumë Qendra Rinore.

“Transport tërësisht i lirë për të gjithë nxënësit në terrotorin e komunës së Kumanovës, e në mënyrë plotësuese edhe transport falas në autobusin e transportit publik për pensionistët. Gjithashtu premtojmë se do të hapim mundësi të reja për të rinjtë e qytetit tonë, duke hapur më shumë Qendra për të rinj. Në mënyrë plotësuese premtojmë hapjen e një Qendre të re Teknologjike në lokacionin e pishinës së qytetit të Kumanovës”, premton Dimitrievski.