Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, BDI kërkon mbështetje për rrethin e dytë në Çair

22.10.2021 15:33

Kandidati i BDI-së, për kryetar komune në Çair, Visar Ganiu ka vazhduar fushatën duke takuar qytetarë nga lagje të ndryshme...

Kandidati i BDI-së, për kryetar komune në Çair, Visar Ganiu ka vazhduar fushatën duke takuar qytetarë nga lagje të ndryshme. Në  një prononcim për TVM2 , Ganiu thekson se është i lumtur që kjo garë zgjedhore mes tij dhe kundërkandidatit të tij po zhvillohen në atmosferë të qetë dhe demokratike. Ai i ka falenderuar të gjithë ata që ia besuan votën në raundin e parë të zgjedhjeve .  Ganiu thotë se do të vazhdoj të kërkoj votat e qytetarëve për te realizuar projektet infrasktuore të nisura në Çair por duke mos lënë anësh edhe projektet kapitale që ka pararë në programin e tij për qytetarët e Çairit. Si projekt madhor në infrastrukturën rrugore Ganiu tha se pritoritet do të ketë zgjërimin e bulevardit Cvetan Dimov, depërtimin e bulevardit Xhon Kenedi deri te bulevardi Nikolla Karev, rrugën Ferid Murati. Premtoi se do të punohet edhe në bulevardin  Brigada e dytë Maqedono-Kosovare,  për të cilën tha se do zgjerohet edhe me dy korsi shtesë.
 
“Ka qenë një fushatë shumë e qetë, dinjitoze dhe mendoj që edhe raundi i dytë do të jetë i njejtë.  Ju e dini që ne për 1 përqind nuk arritëm të korrim  fitore që të dalim fitues që në raundin e parë. Kemi një avantazh solid prej 3 mijë votave që na bën krenar.  Në raundin e dytë jemi duke punuar maskimalisht për ta promvouar programin tonë dhe për të grumbulluar sa më tepër vota. Jam i bindur që do tia dalim të jemi fitues për shkak se të gjtiha paramaterat na japiun shumë siguri të madhe për shkak se në pyjhejte ishin vetëm 240 vota për tu shpallur kandidat, mendoj kryetar komune qysh në raundin e parë. Mendoj që Visar Ganiu do të udhëhq komunën  edhe katër vitet e ardhshme por qëllimi jonë është primar që si BDI të grumbullojmë sa më tepër vota, dhe këto dy javë sa më shumë të promovojmë programin tonë.”, tha kandidati i BDI-së për kryetar të komunës së Çairit, Visar Ganiu.
 
Ganiu tha se në mandatin e ri nëse i fiton zgjedhjet do të përkushtohet edhe në pjesën e  infraksutrës nëntoksore ku investimet do të koncetrohen në Lagjet Seravë dhe  Duqanxhik të cilat do të prëfshihen në tërësi. Në fushën e arsimti, Ganiu premtoi se do të ndërtoj shkollë dhe një çerdhe të re, ndërsa në program ka pararë edhe ndërimtin  e një Qendre Kulturore, Qendër për fëmijët me nevoja të veçanta si dhe 3 pishina të reja. Raundi i parë i zgjedhjeve në Çair u mbyll me epërsi të kandidati të BDI-së, Visar Ganiu, i cili arriti të marë  13,020 vota ndërsa kundërkandidati i koalicionit ASH-AA, mbylli rrethin e  parë me 9.849 vota.
 
ZEKIRJA MEXHITI