Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, LSDM kërkon mbështetje në Shkup e Qendër

22.10.2021 15:45

Kandidatët për kryetar të komunave nga koalicioni “Më të mirën për komunëntonë" që drejtohet nga LSDM...

Kandidatët për kryetar të komunave nga koalicioni “Më të mirën për komunëntonë" që drejtohet nga LSDM, në garën për rethin e dytë përbetohen se do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe shprehen të  vetëdijshëm  për porosinë e qytetarëve të dhënë për ta në rrethin e parë. Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov i cili  kërkon mbështetjen për mandat të dytë, u bëri thirrje qytetarëve që më 31 tetor të votojnë atë për të mund t’i vazhdojë projektet e filluara kapitale dhe infrastrukturore të cilët Shkupin do të shënderojnë në një qytet, urban, modern dhe europian. 
 
“Ju qytetarët jeni fuqia e këtij qyteti. Ju venodsni  se në çfarë qytet dëshironi të jetoni, e ardhmja e Shkupit është në duart tuaja. Hajde të bashkohemi rreth qëllimit tonë të përbashkët, për një qytet të fortë në të cilën jetohet me dinjitet. Hajde të bashkohemi rreth idesë për ta bërë Shkupin qytet modern, në të cilën investojmë në të ardhmen, e jo në të kaluarën. Ti japim mbështetje Shkupit i cili mbështet të rinjët këtu të krijojnë familjet dhe që investohet në ambient të pastër dhe në një të ardhme të shëndosh.  Fuqia e juaj është vota juaj, andaj më 31 tetor dilni dhe votoni për një Shkup të fuqishëm.”, tha Petre Shilegov, kandidat për kryetar të qytetit të Shkupit-LSDM.
 
Edhe kandidati për kryetar të komunës Qendër Goran Gerasimovski u përbetua se do të punojë me përkushtim, ndershmëri dhe se do të jetë në shërbim të qytetarëve. Përveç kësaj ai paralajmëron paketë sociale për gjitha grup moshat dhe subvencionim prej 50 %  të shpenzimeve për kujdesjene  fëmijëve në çerdhe, vakt ushqimor falas për filloristët dhe ndihma të tjera për të rinjtë. 
 
“Bëhet fjalë për kursim për rreth 200 euro në vit për një fëmijë. Të rinjtë planifikojmë t’i subvencionojmë për transport ekologjik por dhe të ketë edhe grate për hapjen e biznesave të vogëla që do të shërbejnë si ndihmë për vetëpunësim. Planifikojmë edhe ndihmë financiare për organizatët e të rinjve për realizimin e projekteve që janë me rëndësi për komunën tonë. 60 bursat aktuale të nxënësve të cilët i jep komuna planifikojmë t’i risim duke u përfshirë edhe nxënësit me rrezik social.”, tha Goran Gerasimovski, kandidat për kryetar të komunës Qendër – LSDM.
 
Pa ndalur në terren është edhe kandidati për kryetar të komunës së Ohrit Konstantin Georgjievski  paralajmëroi projektin e ri kulturor me të cilën plandikon të rekonstruojë disa vende në Qytetin e Ohrit.  Koalicioni i drejtuar nga LSDM, në rrethin e dytë garon me 32 kandidatë e në 22 komuna do të ballafaqohet drejtëpërdrejt me opozitën. “Beteja” më e madhe do të jetë për kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe në disa komuna tjera të mëdha.
 
REXHEP QAMILI