Maqedoni

Agjencioni për investime të huaja: Kompanit e tekstilit prezentohen në panairin e Diseldorfit

22.10.2021 15:57

Agjencioni për ivestime të huaja, për herë të parë këtë vit është organizator për pjesëmarrjen e kompanive të vendit...

Agjencioni për ivestime të huaja, për herë të parë këtë vit është organizator për pjesëmarrjen e kompanive të vendit në panairin prestigjioz A + A në Dusseldorf. Në këtë panair do të prezentohet sektori i tekstilit sepse është i rëndësishëm dhe potenciali është shum I madh, thotë drejtori I agjencionit për investime të huaja Dejal Palevski.
 
“Duke qenë se pjesa më e madhe e prodhimit të këtij sektori është e fokusuar në LONG SYSTEM potenciali për zhvillimin e këtij sektori është vërtet i madh. Pas një shpalljeje dhe përzgjedhjeje strikte, i kemi mundësuar gjashtë kompanive vendase nga industria e tekstilit të prezantohen në eventin më të madh në botë për veshje profesionale.”, tha Dejan Pavleski, drejtori i agjencisë për investime të huaja.
 
“Industria jonë e tekstilit është e orientuar drejt eksportit, që do të thotë se 95% e prodhimit shkon për eksport dhe tregu më i madh ku eksportojmë më shumë se 60% është Gjermania.”, tha Natasha Sivevska, drejtoresha e shoqatës së tregtisë dhe tekstilit.
 
Kompanitë që do të marrin pjesë në këtë panari, nga 26 deri më 29 tetor, do të jenë Zllateks, Euro Solid dhe Tekstil Sollushën nga Shkupi, Albatro dhe Laris nga Shtipi dhe një kompani nga Ohri, Evro Gjins.
 
SEDAT SELIMI