Maqedoni
Kryesimi i rradhës OSBE-në 2023, Osmani: Orientohemi drejt krijimit të zgjidhjeve
22.10.2021 16:11
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, priti Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Shmid...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, priti Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Shmid, e cila për herë të parë është për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut në këtë cilësi. Përgatitjet për kryesimin e Maqedonisë së Veriut me Organizatën në vitin 2023, aktivitetet e grupit punues në MPJ si dhe vendosja e strukturës e cila do ta bartë barrën e Presidencës në Vjenë kanë qenë tema diskutimi në takim.
“I shpreha bindjen sekretares së përgjithëshme se do të angazhohemi maksimalisht që presidencën ta ushtrojmë në mënyrë transparente dhe inkluzive, se kemi kapacitet të ushtrojmë këtë detyrë dhe se në kuadër të kryesimit do të orientohemi drejt krijimit të zgjidhjeve që do të mundësojnë progress dhe lëvizje positive të proceseve në organizatë.”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
Shmid: Zbatimi i ligjeve duhet të bëhet prioritet
Ndërkaq, sekretarja e përgjithëshme e OSBE-së Hellga Shmid tha se organizata e përkrah vendin në arritjen e synimeve të saj, që nga Marrëveshja e Ohrit e deri të anëtarësimi në BE. Inkurajoni insitucionet që t’I japin më shumë rëndësi zbatimit të ligjeve në praktikë.
“Zbatimi i legjislacionit të miratuar duhet të bëhet prioritet. Misioni ynë bashkëpunon me ju në këtë drejtim dhe do të vazhdojmë t’u mbushtesim për shumë çështje përfshi edhe sundimin e ligjit dhe gjyqësinë.”, tha Hellga Shmit, sekretare e përgjithshme e OSBE-së.
Kryesimi me Organizatën pritet të kontribuojë drejtë forcimit të pozicionimit të vendit në korniza ndërkombëtare si aktor konstruktiv dhe kontribues në ruajtjen e multilateralizmit, si përfitim civilizues i njerëzimit që siguron paqe stabilitet dhe bashkëpunim afatgjatë. Që nga viti i ardhshëm, Maqedonia e Veriut hyn në Treshen e OSBE-së, së bashku me kryesuesen e sivjetme Suedinë, si dhe me kryesuesen e vitit 2022, Poloninë. Nga viti i ardhshëm do të kryesojmë edhe me Grupin e partnerëve mesdhetarë për bashkëpunim me OSBE-në.
SHPËTIM NUREDINI
