Maqedoni

Xhaferi në konferencën e Këshillit të Evropës: Anëtarsimi i rajonit në BE, forcon unionin

22.10.2021 16:17

Maqedonia e Veriut vazhdon aspiratat për integrim duke dëshmuar me projekte të ndryshme..

Maqedonia e Veriut vazhdon aspiratat për integrim duke dëshmuar me projekte të ndryshme dhe kontribut se antarsimi I rajonit në BE e përforcon edhe më shumë uninonin, ka deklaruar kreu i kuvendit Xhaferi, në konferencën, e “Eardhmja e përbashkët e të gjithë qytetarëve evropian.”, organziur nga parlamenti grek dhe Keshilli i Evropes.
 
“Edhe në Bashkimin Evropian mbahet konferenca për ardhmërinë e Evropës, si forum publik në një debat të hapur, inkluziv dhe transparent me qytetarët. Ne si vend kandidat  për antarsim në BE dhe vendet tjera nga Ballkani Perëndimor, jemi të inkuadruar në debat, me qëllim që t’i konfirmojmë aspiratat për integrim. Të japim kontribut dhe të dëshmojmë se anëtarsimi jonë do e përforconte Bashkimin Evropian në mënyrë plotësuese.”, tha Talat Xhaferi, kryetar i parlamentit.
 
Xhaferi më tej shtoi si anëtarët e Këshillit të Evropës  është mirë të bëjnë një pasqyrë  ku janë dhe ku duan të shkojnë bashkë në vitet në vijim, sepse sipas tij,  Këshilli I Evropës është në pozitë të mirë  për të zhvilluar konceptin e së ardhmes evropiane të qytetarëve.
 
NERMIN MULAKI