Maqedoni
Dita botrore e kancerit në gji, 316 viktima dhe 988 të diagnostikuar
22.10.2021 16:36
Në vendin tonë vitin e kaluar, nga kanceri I gjirit jetën e kanë humbur 316 gra, ndërsa në betejë me smundjen janë 988 gra të reja....

Në vendin tonë vitin e kaluar, nga kanceri I gjirit jetën e kanë humbur 316 gra, ndërsa në betejë me smundjen janë 988 gra të reja. Shifrat janë ulur për shkak të mungesës së termineve, por kjo nuk nënkupton se numri i tyre nuk është i lartë, vetëm se nuk janë identifikuar akoma shkak i kontrolleve, tha Biba Dodeva, kryetare e Shoqatës për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Borka”.
“Nuk kemi rritje të shifrave, kemi rënie, por diagnostifikimi është problemi i parë. Kanceri është epidemi, zbulimi i hershëm duhet të rritet dhe vdekshmëria të fillojë të ulet, duhet lejuar që gratë të bëjnë ekzaminime me kohë. Të mos presësh në lista,të mos presësh një ekzaminim eko, të mos presësh që mamografia dhe programet e shqyrtimit të fillojnë të zbatohen plotësisht kudo në komuna.”, tha Dodeva.
Dodeva thotë se Diagnoza e vonuar është një problem që lind nga mungesa e termineve dhe paraqitja në faza të vonshme trajtimin e bënë shumë të vështirë. Me këtë rast ju bëhet apel grave për kujdes maksimal të shëndetit të tyre.
“Apeloj që gratë të kontrollohen më shpesh, të mos përdorin alkool dhe duhan në sasi të mëdha dhe se ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik janë jashtëzakonisht të rëndësishme.”, tha mjekja Elizabeta Gjorgjievska.
Shoqata për luftë kundër kancerit në gji “Borka – Për çdo ditë të re” me temë “Përballja me sfidat në luftën me kancerin në gji” shënoi Muajin botëror për luftë kundër kancerit në gji.
FARIJE DAUTI BAKIU
