Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, VMRO-DPMNE kërkon votë për rrethin e dytë

22.10.2021 16:59

Lideri i VMRO-DPMNE-së konfirmon mbështetjen reciproke në rrethin e dytë të zgjedhjeve me koalicionin opozitar shqiptar ASH-AAA...

Lideri i VMRO-DPMNE-së konfirmon mbështetjen reciproke në rrethin e dytë të zgjedhjeve me koalicionin opozitar shqiptar ASH-AAA. Një ditë më parë liderët e të dy partive u pajtuan për mbështetje të ndërsjellë në raundin e dytë ku kanë kandidatët e tyre, ndërsa në Kërçovë VMRO-DPMNE mori mbështetje nga Fatmir Limani i cili kandidoi në raundin e parë si kandidat i pavarur. Mickovski thotë se ai dhe partia e tij e mbajnë fjalën dhe mbështetja e dhënë në rrethin e  për opozitën shqiptare  dhe anasjelltas, do të vazhdojë edhe për rrethin e dytë.
 
“Situata nuk ka ndryshuar, ne funksinojmë në bazë të principeve dhe fjalës së dhënë. Unë ju kuptoj se ju jeni mësuar me llojin e politikanit siç është Zoran Zaevi dhe LSDM-në  të cilët i ndryshojnë  qëndrimet çdo ditë, e ndonjëherë ndodh që ata qëndrimet t’i ndryshojnë dhe brenda ditës. Ne kemi një bashkëpunim principiel me Alencën për Shqiptarët dhe Alternativën dhe gjitha partit tjera dhe ky bashkëpunim është i qëndrueshëm si në Kërcovë , Strugë, Gostivar, Dibër, Çair, Tearcë dhe çdo komunë ku kualicioni Ash-AAA ka kandidatë, VMRO do t’i përkrah ato kandidatë. Nuk duhet të keni dilema sa i përket çështjes së bashkëpunimit të VMRO-së me partitë e tjera.”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
Ndërkohë VMRO-DPMNE vazhdon fushatën për rethin e dytë në kërkim të votës. Në komunën e Radovishit, kandidati Aco Ristov, shprehu falenderime për të gjith ata që në rrethine parë në numër të madh, treguan vullnetin e lirë dhe i dhanë përkrahje VMRO DPMNE-së. Ristov thotë se bashkë me këshilltarët nga rradhët e VMRO-DPMNE-së nuk do të ndalen këtu por do të vazhdojnë të zgjidhin problemet e qytetarëve tëRadovisht. Qëllim primar kanë sanimin e shtratit të lumit që në të ardhmen Radovishi të mos ketë përmbytje. Ristov tha se janënë rrugën e fitores, në rrugën për të zgjedhur projektet e duhura. 
 
“Njerëzit e kësaj rrethine e kësaj bashkësie lokale dhe nga i gjithëRadovishi që dhanë përkrahjen më obligojnë që bashkë me këshilltarët që mund të them lirisht se këshilli është i formuar vecmë që ta udhëheqim siç duhet në 4 vitet e ardhëshme. Jemi në rrugën që të sigurojmë një fitore të madhe jemi në rrugën që të realizojmë projekte të mëdha andaj edhe një her ju bëj thirrje që të tregoni dinjitetin, lirinë dhe fuqinë tuaj më datë 31 tetor të votoni për zhvillimin, prosperitetin,  projektet dhe për jetën në Radovish.”, tha kandidati i VMRO-DPMNE-së për Radovishin, Aco Ristov.
 
Mickovski ndërkohë nga Radovishi potencoi se ardhmëria e re garanton hyrje në Bashkimin Europian pa kërcënime dhe kushtëzime qëofendojnëqytetarët. Mickovski gjithashtu potencon se tashmë VMRO-DPMNE ka siguruar këshillin në komunën e Radovishit dhe qytetarëve u mbetet të votojnë Aco Ristovin për të patur një jetë më të mirë në këtë komunë. Ai tha se duhet  vetëm dhe një hap që të arrihet drejt një fitore të madhe dhe koha për këtë hap është 31 tetori. Ju jeni fuqia e Maqedonisë dhe ne do të jemi zëri juaj në institucinet që do t’i emërojmë dhe për këtë gjë jemi në rrugën e duhur për një ardhmëri të re tha Mickovski duke potencuar se ardhmëria e re ështëështë ardhmëria e të rinjëve, ardhmëri më e sigurt dhe me shumë mundësi. 
 
GAZMEND REXHEPI