Maqedoni

Covid 19, 4 viktima e 411 infektime të reja, 271 të shëruar

22.10.2021 17:54

4 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit....

4 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. 2 personat janë nga Shkupi,  dhe nga një person në Kumanovë dhe Probishtip. Të gjithë personat e paraqitur kanë vdekur në spital.  
 
Në mënyrë plotësuese, me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”, u raportuan edhe 3 persona të tjerë të vdekur, me datë të vdekjes nga 31 gushti  deri 16 tetor. 2 persona të vdekur janë nga Shkupi dhe një nga Kërçova. Nga personat e paraqitur 2 kanë vdekur në shtëpi dhe 1 në spital. 
 
Nga 3.209 testime të realizuara kanë rezultuar pozitiv 411 persona, prej të cilëve më shumë në Shkup - 198. Janë regjistruar edhe 271 pacientë të shëruar. Në vend ka 6.107 raste aktive.