Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Pajaziti pret mbështetje masovike në Bërvenicë
23.10.2021 13:26
Kandidati i pavarur në Bërvenicë, Enver Pajaziti...

Kandidati i pavarur në Bërvenicë, Enver Pajaziti, fton qytetarët të votojnë masovikisht. Thotë se ka program real për të zgjidhur problemet.
“Komuna gjatë këtyre viteve ka siguruar mundësi për vetfinancim të mirë. Edhe decemntralizimi i plotë fiskal e paralajmërimet se do rriten bllok dotacionet kështu që jemi të sigurt se do i realizojmë të gjitha projektet e premtuara gjatë periudhës parazgjedhore. Nuk kemi bërë propagandë por kemi vërtetë program real”, u shpreh kandidati i pavarur për komunën e Bërvenicës, Enver Pajaziti.
