Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, PDSh premton dy çerdhe në Studeniçan e Batincë

23.10.2021 13:43

Kandidati I PDSH-së për Studenicanin, thotë se i ka gati projektet për çerdhet në Studenican e Batincë...

Kandidati I PDSH-së për  Studenicanin, thotë se i ka gati projektet për çerdhet në Studenican e Batincë. Premton ndërtimin e shpejtë të tyre. 
 
“I kam në planin tim, i kam pasur edhe mandatin e kaluar. Procedura është ngadalësuar pak nga Ministria për Punë e Politikë Sociale. Projekti parasheh që një çerdhe të ndërtohet në Studeniçan, në pjesën afër shkollës që lidh edhe fshatin Moranë pas ndërtimit të rrugës. Çerdhja e dytë që e kemi në  projekt, është të ndërohet në fshatin Batincë. Për shkak të procedurave, puna është ngadalësuar por shpresoj që shumë shpejt të mund të fillojmë ndërtimin e të dyja çerdheve”, u shpreh kandidati për kryetar në komunën e Studeniçanit nga PDSh, Azem Sadiki.