Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Besa kërkon votë në rrethin e dytë për Zhelinën

23.10.2021 14:00

Lëvizja Besa kërkon votë edhe në rethin e dytë për kandidatin e tyre në Zhelinë...

Lëvizja Besa kërkon votë edhe në rethin e dytë për kandidatin e tyre në Zhelinë. Sejdiu premton se do punojë edhe më shumë për qytetarët.
 
“Tani do e kemi shumë më lehtë e normalisht do punojmë edhe më shumë. Qytetarët këtë e kanë pritur që 20 vite dhe kjo është arsyeja që ne punojmë ndoshta më me intensitet edhe më të madh vetëm e vetëm që ta kthejmë atë kohë që ndoshta e humbëm duke pritur se një ditë do bëhet më mirë e se infrastrukura e tyre një ditë do ndërtohet. Ne kemi dasur që qytetarët t’i bindim jo me fjalë opr me punë dhe motoja jonë 4 vjecare ka qenë pikërisht “Jo fjalë po punë”. Këtë ne kemi dëshmuar dhe qytetarët e dinë më së miri. Kemi thyer rekorde të realizimit të punëve dhe ky trend I opunëve do vazhdojë edhe në të ardhmen dhe shpresoj që qytetarët do jenë gjithnjë të kënaqur me ne”, u shpreh kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës nga Besa, Blerim Sejdiu.