Maqedoni
KShZ: Rezultatet përfundimtare të rrethit të parë
23.10.2021 14:17
Në bazë të rezultateve përfundimtare të shpallura nga KSHZ nga 80 komuna të vendit dhe Qytetin e Shkupit...

Në bazë të rezultateve përfundimtare të shpallura nga KSHZ nga 80 komuna të vendit dhe Qytetin e Shkupit, që në rrethin e parë janë zgjedhur 32 kryetarë të komunave.
VMRO-DPMNE-ja opozitare ka fituar në 21 komuna edhe atë në Aerodrom, Bosillovë, Butel, Veles, Vinicë, Gazibabë, Gjorçe Petrov, Gradsko, Zërnovcë, Ilinden, Jegunovcë, Karbincë, Mogillë, Negotinë, Novac, Petrovec, Prilep, Shën Nikollë, Sopishte, Kavadar dhe Shtip.
LSDM në 9 komuna, edhe atë në Berovë, Bogdancë, Vallandovë, Dellçevë, Dojran, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë dhe Strumicë.
Ndërsa BDI në rrethin e parë ka fituar në dy komuna, edhe atë në Saraj dhe Likovë.
Në rrethin e dytë që do të mbahet më 31 tetor, do të votohet në komunën e Haraçinës, Manastirit, Bogovinës, Bërvenicës, Vasilevës, Vevçanit, Vrapçishtës, Gjevgjelisë, Debarcës, Demir Kapisë, Demir Hisarit, Dollnenit, Zhelinës, Zelenikovës, Karposhit, Konçes, Koçanit, Kratovës, Kumanovës, Llozovës, Makedonska kamenicës, Makedonski Brodit, Novosellës, Ohrit, Pehçevës, Probishtipit, Radovishit, Rankovcës, Resnjës, Rosomanit, Nagoriçit të vjetër, Studeniçanit, Tearcës, Komunën Qendër, Çashkë, Çeshonovë-Obleshevë, Çuçer Sandevë, Shuto Orizare. Ndërsa garë e ashpër në kampin shqiptar do të zgjvillohet në komunat urbane, siç janë ajo e Tetovës, Gostivarit,Strugës dhe Çairit.
“Komuna e Tetovës, BDI Teuta Arifi dhe BESA Bilall Kasami. Komuna e Gostivarit BDI Nevzat Bejta, dhe Arben Taravari nga kualicioni Ash-Alternativa. Komuna e Strugës, BDI Ramiz Merko dhe kualicioni Ash Alternativa Idri IStrefi. Komuna e Çairit BDI Visar Ganiu, Aleanca për Shqiptarët -Alternativa, Bekim Sali”, u shpreh kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski.
Në kampin maqedonas beteja kryesore zhvillohet për kryeqytetin. Derisa garë e ashpër do të zhvillohet edhe mes kandidatëve të BDI-së dhe VMRO-së për Kërçovën.
“Qyteti i Shkupit, kualicion më e mira për komunën time, i udhëhequr nga LSDM Petre SHilegov dhe grupi qytetarësh Danella Arsovska. Komuna e Kërçovës, BDI Fatmir Dehari, VMRO DPMNE dhe kualicioni ripërtritja e Maqedonisë Aleksandar Ivanovski”, theksoi Dashtevski.
Siç bëri të ditur KSHZ në 76 komuna përfshi qytetin e Shkupit, asjë nga pjesmarrësit në zgjedhje në rrethin e parë nuk ka parashtruar ankesa. Ankesa për rrethin e parë kishte në Dibër, Shuto Orizare, Pllasnicë dhe Kisellavodë. Për shkak të mos arritjes së cenzusit prej 30% rivotim për rrethin e parë do të ketë në Qendër Zhupë, si dhe në Mavrovë -Rostushë.
GYLTENE SINANI
