Maqedoni
AShMA: Publikimi i anketave për zgjedhjet, deri të hënën
23.10.2021 14:34
Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuale i kujton radiodifuzerët se rezultatet nga testimet...

Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuale i kujton radiodifuzerët se rezultatet nga testimet e qëndrimit publik në lidhje me Zgjedhjet lokale 2021, sipas Kodit Zgjedhor mund të publikohen më së voni pesë ditë para datës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në rrethin e dytë zgjedhor, gjegjësisht më së voni deri në mesnatës e 25 tetorit.
“Gjatë publikimit të rezultateve nga matja e qëndrimit publik që lidhen me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, mediat janë të detyruara që të evidentojnë të dhëna për emrin e porositësit i cili që e ka kërkuar dhe e ka paguar testimin, institucionin që e ka kryer testimin, metodologjia e aplikuar, madhësia dhe struktura e mostrës dhe periudhën kur është realizuar testimi. Rezultatet e testimit të mendimit publik të realizuar gjatë ditës së zgjedhjeve nuk guxojnë të publikojnë para mbylljes së vendvotimeve”, thuhet në kumtesën e AShMA-s.
