Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021 BDI prezenton projektet e reja në Tetovë e Çair

23.10.2021 14:51

Kandidatja e BDI-së për kryetare të komuëns së Tetovës, Teuta Arifi, ka vizituar sot lagjet e qytetit...

Kandidatja e BDI-së për kryetare të komuëns së Tetovës, Teuta Arifi, ka vizituar sot lagjet e qytetit ku kanë filluar vecmë punimet për asfaltimin e rugëve. Ajo tha se rruga Goce Dellcev në pjesën e epërme të qytetit e cila bashkë me rrugën nga Mulliri i Vjetër deri te udhëkryqi i spitalit, janë ndërtuar me mjete të fituara nga aplikimi me projekt në Bankën Botërore.
 
“Është mbuluar njëra shtresë e asfaltit e përfundoin në tërësi të hënën. Për qytetarët e kësaj ane ky është një lehtësim shumë i madh dhe mundësia për të punuar me projekte të tilla do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke pasur parasysh faktin që të gjitha aplikimet që kemi pasur në procedurat e Bankës Botërore, janë rregulluar si të suksesshme”, u shpreh kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës nga BDI, Teuta Arifi. 
 
Edhe kandidati për komunën e Çairit, Visar Ganiu ka vazhduar fushatën duke intensifikuar takimet me banorët. Ganiu thotë se kanë filluar punimet edhe për modernizimin e rrjetit të ujësjellësit në Seravë, me gjatësi prej 120 metrash ku po bëhet zëvendësimi dhe modernizimi i gypave të vjetër me gypa të ri të llojit f80. Gjithashtu edhe asfaltimi i rrugës Dizhon 13, në sipërfaqe prej 1500 metra katrorë.
 
Komuna e Çairit për vetëm katër vite ka asfaltuar mbi 67.000 metra katrorë rrugë nëpër të gjitha lagjet e saj thotë Ganiu dhe premton edhe projekte të tjera.
 
“Kemi investime në arsim. Në parcelën kadastare të Cairit kemi ndërtimin e një cerdheje dhe një shkolle të re. Kemi Qendrën Kulturore e Qendrën për fëmijë me nevoja të posacme. Jeni dëshmitarë që me Mabeteks-in kemi nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e 12 garazheve në kate dhe një garazh nëntokësor dhe ai është një mega projekt me vlerë mbi 80 milion euro”, theksoi kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga BDI, Visar Ganiu.
 
Projekti parësor të cilin premton ta fillojë që në fillim të mandatit të dytë, është zgjerimi i bulevardit Cvetan Dimov, për të cilin tani pritet vetëm zgjdhja e operatorit që do të kryejë punimet. 
 
Ganiu thotë se ndryshimi prej 3 mijë votash në rrethin e parë në favor të BDI-së, i vë para përgjegjësisë dhe po punojmë maksimalist edhe në këtë rreth të dytë të zgjedhjeve për të promovuar programin para sa më suhmë qytetarëve, me qëllim jo veëm për ta ruajtur këtë avantazh, por për ta thelluar edhe më shumë. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU