Maqedoni
Kumanovë, çmimet e larta zbrazin tregun
23.10.2021 15:08
Si rezultat i gjendjes së vështirë ekonomike si dhe rritjes së çmimeve të më shumë produkteve...

Si rezultat i gjendjes së vështirë ekonomike si dhe rritjes së çmimeve të më shumë produkteve, pasojat po vërehen gjithandej në shoqërinë tonë. Pasojat po vërehen edhe në Tregun e Gjelbërt në Kumanovë, ku po vërehen gjithnjë e më pak blerës.Këtë e regjiszroi edhe objektivi I kamerës sonë gjatë ditës së sotme, kur ekipi ynë televiziv vizitoi tregun e Kumanovës.
Se gjendja nuk është e kënaqshme , një gjë të tillë e konfirmojnë edhe vet shitësit. Ata madje thonë se produktet po ju kalben dhe po detyrohen ti hedhin.
"Shitje nuk ka hic, puna në treg ka ra shumë, kur ishte koha e zahireve, populli blente sadopak e tash nuk ka punë, cmimet janë pothuaj se njësoj, kemi ngritje pak të cmimeve, por ma shkurt me thanë populli nuk ka para, prodhimi që nuk po shitet po kalbet e pe hudhim në mbeturina, e shifni edhe vet se njerz nuk ka për të blerë", tha për TVM2, një tregtar.
"Lisht shum po hec puna, nuk ka populli para, cmimet për dallim nga viti i kaluar kanë ndryshu, janë rritur, edhe popullata nuk ka para, pandemia e bëri të veten, malli për një kohë nëse nuk shitet prishet, e hedhim nuk mundem me ja shit askujt, me një fjalë katastrofë", tha për TVM2, një tregtar.
Por, jo vetëm shitësit janë ata që ankohen. Me ankesa janë edhe qytetarët. Ata ankohen për rritjen e çmimeve gjithandej, gjë që nuk po munden ta përballojnë me një pagë minimale, siç thonë ata prej 200 Euro.
"Shtrejtësi e madhe, kanë rritur cmimet e secilit product, kanë rritur cmimet edhe të ujit, rrymës, të gjitha cmimet i kanë rritur, a rrogat tona janë të njejta, cka dojn me bë nuk e dijm, po kshyrin me e humb me e fundos popullin, e nuk po kshyrin me e ngrit", u shpreh një qytetar.
"Shohim se në treg janë rritur dukshëm cmimet, nuk e di kush I përcjell këto trende rritjesh, gjithashtu shohim se edhe cmimi i bukës është rritur, prodhimet bujqësore gjithashtu", u shpreh një tjetër qytetar.
Ndryshe, siç na njoftuan edhe vet tregtarët, për dallim nga viti i kaluar çmimet kanë shënuar rritje marramendëse.
FATLUM AQIFI
