Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, “Për Kumanovën tonë”, projektet në arsim
23.10.2021 15:25
iva qytetare” Për Kumanovën tonë”, prezentuan projektet që kandidati i tyre...

Nga iniciativa qytetare” Për Kumanovën tonë”, prezentuan projektet që kandidati i tyre, Maksim Dimitrievski, ka realizuar në shkollat e qytetit.
“Janë rikonstruuar çatitë dhe fasadat e shkollave, janë ndryshuar dritaret dhe inventari. Është adaptuar qasja për personat me nevoja të posacme. Janë siguruar pajisje digjitale, tabela Smart dhe rekuizita të tjera. Janë rregulluar oborret e shkollave, janë ndërtuar terrene sportive, si dhe sallat sportive në shkolla. Është renovuar në tërësi edhe konvikti i nxënësve “ Profesor Mijallkoviq””, u shpreh zëdhënësi nga iniciativa qytetare” Për Kumanovën tonë”, Nikollaj Pavllovski.
